Bahtiri: ”Për teke LDK nuk bisedon me VV-në”

E publikuar: 12/08/2017 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duket se ka shenja mospajtimi në koalicionin LAA. AKR-ja fajëson LDK-në se për teke personale nuk po bisedon me “Vetëvendosjen” dhe, siç thonë, nuk do ta presin pafundësisht LDK-në.

Nga ana tjetër, në LDK pohojnë se po presin që koalicioni PAN ta bëjë hapin e vet e pastaj të shqyrtojnë hapat e mëtejshëm.

Në LDK njëherësh i kundërpërgjigjen AKR-së se askush nuk mund t’i detyrojë të bisedojnë me këdo qoftë.