Bahtiri e Rakiq: “Parku i paqes” do të hiqet!

18.10.2015 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bahtiri e Rakiq: “Parku i paqes” do të hiqet!

Punimet për renovimin e urës kryesore mbi lumin Ibër, që lidh anën jugore dhe atë veriore të Mitrovicës, kanë nisur të shtunën me vënien e rrethojës që shënon vendin e punimeve.

Procesi i punës po vazhdon edhe të dielën, me vënien e shtyllave të betonit në të dyja anët e urës, bëjnë të ditur zyrtarët e të dy komunave, të asaj jugore dhe veriore të Mitrovicës.

Renovimi i urës nënkupton edhe heqjen nga aty të barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes”.

Kryetari i komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se punimet në urë do të vazhdojnë deri në qershorin e vitit të ardhshëm, kur edhe pritet që ura të funksionalizohet për qarkullim.

“Deri në qershor, (ura)do të jetë e gatshme, për të ecur të lirë edhe këmbësorët, çiklistët dhe automjetet”, thotë Bahtiri.

Në anën tjetër, kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, e vlerëson fillimin e punimeve në urën kryesore mbi lumin Ibër, si hap të parë të rivitalizimit të saj.

Rakiq i hedh poshtë pohimet, siç shprehet ai, të disa medieve, të cilat, sipas tij, e kanë shtrembëruar deklaratën e tij, kinse të ketë thënë se rivitalizimin e urës mbi Ibër, ka filluar, por i ashtuquajturi “Parku i paqes” nuk do të largohet.

“Unë kam deklaruar se gjatë ditës së djeshme (të shtunën) do të vendoset rrethoja rreth ‘Parkut të paqes’ dhe se ai nuk do të largohet gjatë ditës së djeshme. Pra, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, ura do të lëshohet për qarkullim në atë moment që do të ndërtohet zona për këmbësorë (në anën veriore të urës) dhe kur do të respektohen të gjitha vendimet që i ka sjell Kuvendi i komunës së Mitrovicës së veriut, pra, kur të nënshkruhet memorandumi për marrëveshje (për saktësimin e kufijve administrativ të dy komunave, veriore dhe jugore). Pra, nuk kam thënë se ura do të jetë e mbyllur për afat të gjatë, por vetëm se duhet të respektohet procedura e caktuar”, deklaron Rakiq.

Të dy kryetarët e komunave, të jugut dhe veriut të Mitrovicës, Bahtiri dhe Rakiq, vlerësojnë se rinovimi i urës kryesore mbi lumin Ibër dhe mundësia e qarkullimit përmes saj, është në dobi të të gjithë qytetarëve.

Megjithatë, Bahtiri shpreh mendimin se qarqeve të caktuara nuk u konvenon stabiliteti në këtë hapësirë, e as heqja e të ashtuquajturit “Parku i paqes”.

“Ka grupe njerëzish që nuk duan, as në jug e as në veri, që të bëhet diçka e mirë. Por, njerëzit, qytetarët e rëndomtë, janë për ta hequr këtë (“Parkun e paqes”). Si serbët, si shqiptarët, janë për ta hequr atë”.

“Është një klasë e njerëzve që përfitojnë prej tensioneve. Ata mund të mos jenë të kënaqur, por megjithatë, situata është e qetë dhe po vazhdon gjithçka sipas planit”, shprehet Bahtiri.

Ndërkaq, Rakiq thekson se para se të lëshohet për qarkullim ura kryesore mbi Ibër, gjë që pritet në qershor të vitit të ardhshëm, ai dhe Bahtiri duhet ta bëjnë vlerësimin e kushteve të sferës politike dhe të sigurisë.

“Nuk ka arsye për shqetësim, as të qytetarëve të komunës së Mitrovicës së veriut, e as arsye për eufori të qytetarëve të komunës së Mitrovicës së jugut. Qëllimi i të dy kryetarëve është që në këtë hapësirë të sundojë paqja, e cila do të jetë afatgjate dhe jo sikurse deri më tash, që gjithçka të zgjidhim sot për nesër”, ka theksuar Rakiq.

Projektin për heqjen e të ashtuquajturit “Parku i paqes” dhe rivitalizimit të urës kryesore mbi lumin Ibër, e ka marrë përsipër ta realizojë Këshilli Evropian, raporton rel.

I ashtuquajturi “Parku i paqes” mbi urën kryesore mbi lumin Ibër, ishte vendosur më 18 qershor të vitit 2014, vetëm disa orë pas heqjes së barrikadës së mëparshme me rërë dhe gurë, nga ana e autoriteteve lokale të Mitrovicës së veriut.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së