Bahrein, miliona karkaleca pushtuan rrugët dhe shoferët që ishin brenda u habitën

E publikuar: 25/02/2020 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video e pazakontë është filmuar në Bahrein, ku miliona karkaleca pushtuan rrugët dhe shoferët që ishin brenda veturave mbetën të habitur.

Miliona karkaleca kishin kaluar nga pjesa lindore e Afrikës për në Kinë, për të vazhduar rrugëtimin në Lindje të Mesme, Pakistan dhe Indi, transmeton Telegrafi.

Qielli në Bahrein është zakonisht i kthjellët kjo për faktin se shumicën e kohës është mot me diell, por të hënën ka qenë më zymtë pasi miliona karkaleca fluturuan.

Në një moment një insekt ra mbi kapakun e motorit të veturës së fotografit, dhe gjykuar nga pamjet dukej se ishte disa centimetra i madh.

Kjo pamje “apokaliptike” në Bahrein, i ka detyruar shoferët të ndalin veturat dhe të “shijojnë” këtë moment të pazakontë. /Telegrafi/