“Babën e kam prokuror” – E reja nga Prishtina gati sa nuk e shkel me veturë qytetaren, pastaj e ofendon

E publikuar: 23/07/2022 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e tmerrshme po aq sa e çuditshme raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë.

Një video të cilën e ka publikuar JOQ Kosova, shihet një vajzë e re në Prishtinë e cila për pak sa nuk e aksidentin një qytetare tjetër me fëmijë.

Madje, gjatë diskutimit, shoferja e ofendon gruan me fëmijë duke i thënë se e ka babain prokuror.

“A po do me thirr policinë a? Babin prokuror e kam”, dëgjohet duke thënë qytetarja në veturë.

Më pas, gruaja tjetër me fëmijë largohet nga disa kalimtarë të rastit.

VIDEO: