Azemi: Institucionet në veri po kontribuojnë në keqësimin e raporteve ndëretnike

18.03.2015 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Azemi: Institucionet në veri po kontribuojnë në keqësimin e raporteve ndëretnike

Zëvendëskryesuesi në Kuvendin Komunal të Mitrovicës Veriore, Emir Azemi ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit në pjesën veriore të vendit, me çrast shqiptarët në këtë pjesë të vendit po pengohen gjatë ndërtimin e shtëpive të tyre.

Azemi poashtu ka akuzuar kryetarin e Mitrovës Veriore, Goran Rakiq për dëmtim të raporteve ndëretnike.

Lexoni reagimin e plot të Azemit:

Ngjarjet që po ndodhin në Kroin e Vitakut janë vazhdimësi e politikës së spastrimit etnik dhe pengimit të shqiptarëve që të kthehen në shtëpitë e tyre shekullore. Kjo politikë e përfaqësuesve lokal në krye me kryetarin Goran Rakiq dhe nënkryetarin e tij Spiriq, i cili është edhe kryetar i Komunës paralele, nuk kontribuon në përmirësimin e raporteve etnike e pajtimit fqinjësor mes shqiptarëve e serbëve në Veriun e Mitorvicës, por vetëm e tensionon situatën.

Në të njëjtën kohë organet në krye me Spiriqin po ndërtojnë ndërtesa shumëkatëshe ku asnjëherë nuk kanë qenë serbët prezent në ato pjesë, ndërsa po heshtin përballë sulmit të organizuar që serbët e atjeshëm lënduan një qytetar shqiptar dhe bllokuan ndërtimet e shtëpive shqiptare, përderisa organet e rendit ishin atje, ku ju bëjmë thirrje këtyre organeve të vendit në përputhje me mandatin e tyre të sigurojnë jetën dhe pronën e qytetarëve me paanësi politike dhe etnike.

Ky kryetar së bashku me nënkryetarin e tij duhen urgjentisht të dalin dhe publikisht t’i ftojnë shqiptarët që të kthehen në shtëpitë e tyre dhe në të njëjtën kohë t’ia përcjellin mesazhin qytetarëve serb që të ardhmen dhe jetën e tyre duhet ta ndërtojnë së bashku me fqinjët e tyre shqiptarë, të cilët u dëbuan dhunshëm gjatë vitit 1999.

Pra, ne e dënojmë fuqishëm sulmin mbi qytetarët shqiptar të cilët tash e 15 vite jetojnë si refugjatë, dhe me të drejtë kërkojnë të kthehen në pronat e tyre. Poashtu i bëjmë apel institucioneve qendrore dhe faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjë dhe të mundësoj ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në atë pjesë. Zv.KK. Emir Azemi, Mitrovica-Veri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës