Azem Vllasi: Atëherë u vjedhë më pak se sot. Demonstratat e ’81 nuk ishin veprim i duhur

E publikuar: 04/04/2016 23:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Azem Vllasi, flet për vitiet kur ishte në krye të udheheqësisë së atëhershme të Kosovës. Në mes tjerash, ai bën dallimin e tenderave të atëhershëm dhe këta tani, ku ai thotë se tenderat në atë kohë quheshin me termin “konkursa”

“Tenderat quheshin konkursa. Janë mënyra më primitive për të vjedhur paratë e taksapaguesve. Konkurset e atëhershme dallojnë shumë nga tenderat e tanishme, sepse sistemi ishte më rigoroz”, thotë Vllasi, transmeton Infosot.

Gjithashtu Vllasi ndalet të flet edhe për demonstratat e ’81. “Atyre që kanë dalur në protesta nuk ua mohoj kombëtarizmin dhe ndjenjat e tyre, por pyetja është se a ishte koha dhe momenti për protesta të tilla, aq më shumë që ishin me prapavije marksiste-leniniste”, deklaron Vllasi. /Infosot