Avokati Smith: Gjykata Speciale, fatkeqësi për disa individë

18.03.2015 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Avokati Smith: Gjykata Speciale, fatkeqësi për disa individë

Avokati Gregory Guy-Smith, i cili ka një përvojë të gjatë në proceset gjyqësore lidhur me krimet e luftës, ka folur për themelimin dhe rolin e Gjykatës Speciale, për krimet e luftës të kryera në Kosovë.

Smith, ka thënë se ka vendosmëri që ligjji për Gjykatën Speciale, është ligji që duhet të përputhet me Kushtetutën e Kosovës, e cila mbron të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Të gjithë pjesëmarrësit do të jenë të huaj, pra nuk do të ketë kosovar. Ka shumë punë që duhet bërë realitet. E gjithashtu nuk e dimë se cilat do të jenë brengat politike, dhe për këtë sigurisht që do të ketë debat. Kjo gjykatë duhet të votohet, pasi që ka çështje që janë të rëndësishme, e theksoj se themelimi i një gjykatë është shumë i rëndësishëm për Kosovën”, ka thënë ai në një intervistë për RTK-në.

Ai ka thënë se Gjykata do të punojë në bazë të rregullave vetanake.

“Prokuroria do të jetë e huaj, Gjykata do të punojë në bazë të rregullave vetanake, e cila do të përcaktohet nga një gjyq special. Mendoj se ka pasur një eksperiment për të qenë një sistem funksional. Sistemi ka nevojë për kohë që të përpilohet, duhet një periudhë e gjatë për të ndryshuar, dhe është diçka që gjatë gjithë kohës do të ketë kritika”, tha ai.
Smith, ka thënë se nuk e dinë se sa është numri i rasteve që do të shqyrtohen në këtë Gjykatë.

”Nuk kam ide. Nuk është e përgjgjegjshme që të qëllohet numri i rasteve. Prokuroria ka qenë e përfshirë në hetime, aq raste sa do të jenë, do të jenë. Nuk e di sa raste do të jenë. Ka njerëz që do ta dinë numrin e të akuzuarve, prokuroria e dinë se sa raste do të hetohen. Numri i padive nuk bëhet publik”, vlerësoi ai.

Sipas tij, kjo gjykatë do të jetë fatkeqësi për disa individë.

“Besoj se do të ketë siç edhe ka pasur impakt në UÇK, po flasim për raste me të cilat do të jenë nga koha e konfliktit, ku do të dalin disa individë që kanë qenë anëtarë të UÇK-së. Kjo Gjykatë, do të jetë fatkeqësi për këta individë, e cila ngrit ca çështje me atë se a është sulm ndaj UÇK-së, apo ndaj disa individëve, për këtë do të tregojë vet koha. Unë besoj se gjykata duhet të japë drejtësi për të gjithë individët, që i jan nënënshtuar padisë ndaj çfarëdo situtate”, theksoi Smith.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin