Avokati Smakiqi: Roli i Dejona Mihalit do të jetë më i madh në “mafien energjetike” të Ballkanit

E publikuar: 20/09/2024 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dejona Mihali, koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitares, kurse Xhevdet Smakiqi – avokat, deklaroi se, pavarësisht statusit të saj si dëshmitare, roli i Mihalit pritet të jetë më i madh.

Avokati Smakiqi deklaroi se roli i Mihalit në “mafien energjetike të Ballkanit” mund të jetë shumë më i madh se thjesht një dëshmitare.

Smakiqi vlerësoi se Dejona Mihali, e cila ka mbajtur një profil të ulët gjatë viteve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, është në realitet një figurë kyçe me fuqi të madhe në vendimmarrje politike dhe menaxhimin e zyrtarëve të kësaj partie në institucionet publike,.

“Duke e parë që tri apo katër vitet e qeverisjes së VV-së Dejona si një person anonim, misterioz që është paraqitur në publik shihet edhe nga ana e të gjithë personave që marrin vesh në politikë se ajo është eprore e të gjithë zyrtarëve të VV-së nëpër institucione publike, qoftë nëpër ministri qoftë në komuna