Avokati Rudi: Kaçaniku nuk është një vend i ekstremizmit

E publikuar: 24/04/2025 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati i njërit nga të arrestuarit si i dyshuar në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik, Ngadhnjim Rudi, ka deklaruar se në përshkrimin e Prokurorisë nuk flitet për grup terrorist.

“Në përshkrimin faktikt të Prokurorisë nuk flitet për grup terrorist apo grup radikal islamist, por si një vrasje e planifikuar që ende nuk dihet nga kush”, ka thënë avokati Rudi për infosot.com

Tutje, Rudi deklaron se sikur të kishte elemente terroriste, atëherë lënda do të shkonte në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, dhe nuk do të hetohej e trajtohej nga Prokuroria Themelore në Ferizaj

Avokati Rudi ka thënë për infosot.com se Kaçaniku nuk është një vend i ekstremizmit, pavarësisht se ka pasur veprime individuale në të kaluarën.

“Sikur të ishte alarm siç po paraqitet, i bie që në Kaçanik të vjen Njësia Speciale ose qytetarët të largohen nga ky vend”, ka shtuar ai.

Ndryshe, gjashtë të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik po mbahen në paraburgim. /infosot.com