Avokati i Populli shënon Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit

E publikuar: 03/05/2017 08:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Avokati i Popullit organizon Tryezën me temë “Reflektim mbi rolin e medias në dinamikën e proceseve shoqërore”.

Bashkëbisedimi në këtë tryezë do të jetë moment i mirë për të inkurajuar gazetarët në punën e tyre, për të reflektuar mbi rolin e medias në proceset shoqërore, si dhe për të vlerësuar respektimin e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes, si të drejta të garantuara kushtetuese, por edhe si thelbësore në konsolidimin e shoqërive demokratike, që kanë në themel respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.