Avokati Gashi: Vetëm prokurori i di emrat e të akuzuarve të Gjykatës Speciale

09.08.2015 19:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Avokati Gashi: Vetëm prokurori i di emrat e të akuzuarve të Gjykatës Speciale

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se çdo akuzë në Gjykatën Speciale përpos aspektit juridik, në një masë të madhe do të jetë edhe në atë politik.

Ndonëse janë publikuar disa emra të zyrtarëve të lartë të PDK-së, të cilët mund të jenë në bankën e të akuzuarve, Gashi në një prononcim për “Zërin” thotë se nuk është në dijeni se kush mund të jenë ato.

“Duke pasur parasysh se Gjykata Speciale është gjykatë politike dhe selinë do ta ketë jashtë territorit të Kosovës (në Holandë-Hagë) dhe është e bazuar në raportin politik të senatorit zviceran Dick Marty, çdo akuzë në këtë Gjykatë Speciale përveç aspektit juridik në një masë të madhe do të ketë edhe aspekt politik. Për shkak të kësaj me saktësi nuk mund ta di se kush do të akuzohet në këtë Gjykatë Speciale”, ka thënë ai, për zeri.info.

Sipas Gashit, i vetmi person që e di se kush mund të jetë i akuzuar është prokurori i Gjykatës Speciale, i cili është pasues i prokurorit Clint Willimson.

Më tej, avokati shprehet se duhet të kemi parasysh se edhe prokurori mund ta ndryshojë mendjen ngase ai duhet që përveç provave fajësuese ai duhet të kërkojë edhe prova që e mohojnë fajësinë e dikujt potencialisht të akuzuar.

“Kështu që deri në momentin e fundit të publikimit të akuzave askush nuk mund ta dijë se kush mund të jetë i akuzuar në këtë Gjykatë”, është shprehur ai për zeri.info.

Ndryshe, në media është raportuar se Gjykata, e cila pritet të jetë plotësisht funksionale në rrjedhën e gjashtë muajve deri brenda një viti, do të adresojë akuzat se luftëtarët e UÇK-së janë përfshirë në vrasje, rrëmbime, burgosje të paligjshme dhe persekutim të serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës që besoheshin se ishin bashkëpunëtorë me regjimi serb apo kundërshtarët politikë të udhëheqjes së UÇK-së gjatë dhe pas konfliktit të viteve 1998-1999.

Ligji i ri për Zyrat Speciale dhe Zyrën e Prokurorisë së Specializuar përcakton dhe rregullon organizimin, funksionet dhe juridiksionin e gjykatës së re.

Sipas legjislacionit, të cilin BIRN e ka parë, “dhomat e specializuara” do të jenë të pavarura nga sistemi gjyqësor i Kosovës, por do të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ligji thotë se “dhomat e specializuara do t’i bashkëngjiten çdo niveli të sistemit të gjykatave në Kosovë: Gjykatës së Shkallës së Parë të Prishtinës, Gjykatës së Apelit, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese”. Dhomat do të kenë përparësi mbi të gjitha gjykatat e tjera në Kosovë. /Zëri/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së