Policia e Kosovës ditë më parë kishte bërë arrestimin e gjashtë aktivistëve të Lëvizje Vetëvendosjes mbi dyshimin se ishin të përfshirë në sulmin drejtuar objektit të Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që tre nga aktivistët Petrit Ademi, Frashër Krasniqi dhe Adea Batusha të vazhdojnë qëndrimin e tyre në arrest shtëpiak.
Prokuroria ka bërë sot një ankesë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila ka vendosur të lë në arrest shtëpiak tre nga gjashtë aktivistët e arrestuar të Vetëvendosjes, mbi dyshimin për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës.
Prokurori Specal, Abdurrahim Islami është ankuar në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të Gjykatë Themelore.
Ndërsa në një prononcim për Indeksonline avokati i Petrit Ademit, Tomë Gashi, ka thënë se aktivistët që tani gjendet në arrest shtëpiak ka theksuar se kjo ankesë është bërë pa kurrfarë baze.
“Ai ka bërë ankesë pa kurrfarë baze para se të vërtetohen dyshimet dhe arsyet se përse aktivistët ishin dashtë me qenë në paraburgim”, ka thënë Gashi.
Gjithashtu avokati Gashi ka theksuar se ankesa do të shkojë në Gjykatë të Apelit dhe mbetet të pritet se çfarë vendimi do të merret nga kjo gjykatë.
“Por sidoqoftë ankesa shkon në Gjykatë të Apelit dhe të pritet nga Gjykata e Apelit se çfarë vendimi do të marrë”, ka shtuar Gashi.
Ndërsa Gashi nuk ka lënë pa theksuar se kjo ankesë duhet së pari të dërgohet tek ai dhe të tjerët në mënyrë që ky i fundit edhe të përgjigjet.
“Paraprakisht gjykata duhet të na dërgojë neve ankesën e prokurorit ku unë kam drejtë të përgjigjem për gjykatën e apelit kundër ankesë së prokurorit”, ka përfunduar Gashi.