Ava Max publikon klipin e ri “My head and my heart”

25.02.2021 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ava Max publikon klipin e ri “My head and my heart”

Artistja shqiptare me renome botërore, Ava Max, ka publikuar klipin e saj më të ri.

Bëhet fjalë për videon muzikore të këngës “My Head & My Heart”, e cila është pjesë e albumit të saj më të fundit.

Se është një këngë shumë e pëlqyeshme dhe e kapshme për veshin e publikut, këtë e ka vërtetuar edhe fakti se deri më tani ajo numëronte mbi 10 milionë klikime në kanalin YouTube vetëm në versionin audio.

Në klipin e këngës, Ava Max vjen me një paraqitje mjaft atraktive dhe provokuese, duke mos hezituar të vërë në pah linjat e saj atraktive trupore.

Po ashtu në disa skena, këngëtarja ka realizuar një koreografi interesante rrethuar me shumë statistë, duke i dhënë kështu një kuptim edhe më të veçantë klipit.

“My Head & My Heart” është vetëm një nga këngët e albumit të saj shumë të suksesshëm “Heaven and Hell”, të cilin ajo e publikoi në muajin shtator të vitit të kaluar.

Ava Max në një intervistë ekskluzive për Telegrafin në fillim të këtij viti, foli për atë se sa e lumtur ishte për suksesin që albumi i saj debutues shënoi.

“Heaven & Hell” është një album rreth dualitetit. Bëhet fjalë për tensionin mes së mirës dhe të keqes, së drejtës dhe së gabuarës, mes po-së dhe jo-së. Unë mendoj se të gjithë e ndiejmë atë tension çdo ditë në mënyrën se si veprojmë, atë që themi dhe veprimet që zgjedhim – është një nga ballafaqimet më të mëdha të jetës. Më pëlqen ta ekspozoj atë përmes muzikës time – dhe ju mund ta shihni atë në shumë tituj si: “Sweet but Psycho” apo “Kings and Queens”.

Unë dua që muzika ime të jetë himnike dhe fuqizuese dhe kjo është ajo çfarë ka ky album. Unë dua që njerëzit të vallëzojnë. Unë dua që njerëzit të ndjehen të fortë sikur të mund të marrin ëndrrat e tyre në dorë. Kjo është ajo që unë vendos në muzikën time”, ka thënë këngëtarja shqiptare.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Në muajin e Ramazanit, Don Xhoni ndihmon pesë familje në nevojë

Në muajin e Ramazanit, Don Xhoni ndihmon pesë familje në nevojë

Rita Ora mahnitet me muralin e saj të bërë në ndërtesën e lartë në Ferizaj

Rita Ora mahnitet me muralin e saj të bërë në ndërtesën e lartë në Ferizaj

Rita Ora ekspozon linjat në veshje sportive

Rita Ora ekspozon linjat në veshje sportive

Kurrë nuk është vonë për të nisur kompaninë tuaj

Kurrë nuk është vonë për të nisur kompaninë tuaj

Mbappe ka ndërprerë bisedimet me PSG-në, kërkon largimin në verë

Mbappe ka ndërprerë bisedimet me PSG-në, kërkon largimin në verë

Don Xhoni publikon këngën e re “Maffia”

Don Xhoni publikon këngën e re “Maffia”

Bebe Rexha do të performojë në ngjarjen e njohur “WrestleMania” gjatë fundjavës

Bebe Rexha do të performojë në ngjarjen e njohur “WrestleMania” gjatë fundjavës

Dua Lipa duket e mrekullueshme në promovimin e koleksionit të ri të atleteve “Puma”

Dua Lipa duket e mrekullueshme në promovimin e koleksionit të ri të atleteve “Puma”

Apple përmes versionit iOS 14.5 tenton të rregullojë problemin e baterive të iPhone

Apple përmes versionit iOS 14.5 tenton të rregullojë problemin e baterive të iPhone

“Chelsea ende s’ka paraqitur ofertë për Meninon”

“Chelsea ende s’ka paraqitur ofertë për Meninon”

Rita Ora publikon fotografi të Vjosa Osmanit: Urime Presidentja e re e Kosovës

Rita Ora publikon fotografi të Vjosa Osmanit: Urime Presidentja e re e Kosovës

Jasmina dhe Andi më në fund u pajtuan me një puthje

Jasmina dhe Andi më në fund u pajtuan me një puthje

Tmerr nga India/ Vajza 16-vjeçare lidhet me përdhunuesin dhe turpërohen në mes të fshatit (Video)

Tmerr nga India/ Vajza 16-vjeçare lidhet me përdhunuesin dhe turpërohen në mes të fshatit (Video)

Enrique: Më pëlqeu si luajti Kosova ishte shumë agresive, ju respektojmë shumë

Enrique: Më pëlqeu si luajti Kosova ishte shumë agresive, ju respektojmë shumë

Mesfushori spanjoll: Kundërshtari shumë i vështirë, por u lodhën shumë gjatë pjesës së parë

Mesfushori spanjoll: Kundërshtari shumë i vështirë, por u lodhën shumë gjatë pjesës së parë

Challandes: Nëse mendoni se ne kemi fuqi për ta mposhtur Spanjën, atëherë ju duhet të jetoni në një planet tjetër

Challandes: Nëse mendoni se ne kemi fuqi për ta mposhtur Spanjën, atëherë ju duhet të jetoni në një planet tjetër