ATK: 953 tatimpagues deri më tani kanë aplikuar për heqje të ndëshkimeve

E publikuar: 03/06/2021 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se deri më tani 953 tatimpagues kanë aplikuar për falje të ndëshkimeve.Sipas ATK-së vlera totale e këtyre ndëshkimeve të falura është 4.0 milionë euro.

Njofimi i plotëSipas Vendimit Nr. 04/60 të marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për heqjen (faljen) e ndëshkimeve për të gjithë tatimpaguesit, të cilët kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit, deri më tani numri i tatimpaguesve të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga ky vendim është 953, kurse ndëshkimi i falur është në vlerë 4.05 milion euro.

Ndërsa, tatimi bazë dhe interesi i paguar është në vlerë 14.5 milion euro.Të drejtë për të përfituar nga kjo masë kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, mund të përfitojnë nga falja e ndëshkimeve, me kusht që të njëjtit, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit deri më 30qershor 2021.

Kjo mase është marrë me qëllim të lehtësimit të ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.

ATK i bënë thirrje gjithë tatimpaguesve të cilën kanë obligime të pa kryera, ta shfrytëzojnë këtë mundësi, pasi që pas datës 30 qershor ATK është e obliguar të veproj sipas të gjitha dispozitave që janë të parapara në Legjislacionin Tatimor.