Asociacioni, tema problematike e takimit të radhës Mustafa – Vuçiq

18.08.2015 18:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Asociacioni, tema problematike e takimit të radhës Mustafa – Vuçiq

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen javën e ardhshme (25.08) në Bruksel për të vazhduar dialogun Kosovë-Serbi, të nisur tash e disa vjet më parë

Në këtë takim që do ta mbahet me ftesë të shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, pritet të mos humbasë më koha dhe të nënshkruhen disa marrëveshje.

Sipas zyrtarëve të qeverisë së Kosovës, pritet të finalizohen marrëveshjet për lirinë e lëvizjes, energjinë, kodin telefonik dhe marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, transmeton DW. Kryeministrit i Kosovës Isa Mustafa, synon që këto marrëveshje të nënshkruhen në paketë.

“Mendojmë që të gjitha këto çështje t’i përgatisim dhe t’i arrijmë si pako. Flitet vetëm për parimet themelore, e jo për statusin dhe për detajimin e asaj se si do të duket asociacioni. Do të thotë, parimet themelore për asociacionin, kodin telefonik që është kryer, në qoftë se ndërkohë nuk është penduar dikush, pastaj do ta kemi çështjen e energjisë dhe çështjen e urës mbi Ibër”, thotë kryeministri Mustafa. Sipas tij, Prishtina zyrtare tashmë i ka dhënë qëndrimet veta rreth këtyre çështjeve dhe ato i ka dërguar në Bruksel.

“Ne ia kemi dhënë qëndrimet tona edhe zyrës së zonjës Mogherini, se ne dëshirojmë që vetëm si pako ta arrijmë këtë. Do të nënshkruhet veç e veç secila nga marrëveshjet, por jo që njëra prej marrëveshjeve të mbetet më vonë, sepse pastaj dyshohet, që nëse mbetet diçka më vonë, ajo do të stërzgjatet dhe është vështirë të trajtohet”, thotë kryeministri Isa Mustafa.

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duket se do të jetë pika më e vështirë në dialogun Kosovë-Serbi. Pala serbe tashmë ka kohë që kërkon që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive, por Prishtina e hedh poshtë në mënyrë kategorike këtë kërkesë.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe sipas qeverisë së Kosovës duhet të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës pa kompetenca ekzekutive. Megjithatë, do të jetë edhe zyra e shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ajo që do të angazhohet për këtë çështje për një zgjidhje kompromisi, por pa imponime. Ministrja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, në një intervistë dhënë më parë për DW, është shprehur, se Bashkimi Evropian deri tani nuk ka imponuar ndonjë zgjidhje arbitrazhi.

“Zakonisht metodologjia e BE-së në këtë dialog mund të përkufizohet si një rol lehtësues, deri tash nuk kanë imponuar ndonjë zgjidhje arbitrazhi, por BE-ja angazhohet që të gjendet zgjidhje që në të vërtetë të dyja palët do të jenë të kënaqura. Besoj se edhe kësaj radhe do të jetë një proces negociatash ndërmjet BE-së dhe të dyja palëve Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të shihet se cila do të ishte ajo zgjidhje e pranueshme”, thotë Edita Tahiri.

Ndonëse akoma nuk ka detaje se çfarë mund të jenë kompetencat e asociacionit të komunave me shumicë serbe, partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protesta dhe masa të tjera kundër çfarëdo asociacioni të komunave me shumicë serbe.

Nënkryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë për mediet lokale se kjo parti do të ndërmarrë një varg veprimesh për ta kundërshtuar këtë marrëveshje.

“Protesta do të jetë vetëm një nga format që ne do ta shfrytëzojmë. Kemi bërë me dije ditët e fundit që ne nuk do ta reduktojmë aktivizimin tonë dhe kundërshtimin tonë në vetëm një metodë. Do të jemi radikal në kundërshtimin e kësaj marrëveshje për Asociacionin e Komunave Serbe”, ka thënë Driton Çaushi.

Me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe sipas Lëvizjes Vetëvendosje Kosova do të hynte në një fazë të defunksionalizimit.

Sidoqoftë, takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të mbahet dy ditë para takimit të radhës së 27 gushtit të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, nismë kjo e shtetit Gjerman.

Në këtë takim sipas kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, do të flitet lidhur me projektet për të cilat është punuar deri më tani e që i përkasin rrjetit bazik të këtyre vendeve, përkatësisht lidhjes së kryeqyteteve dhe objekteve kryesore ekonomike dhe infrastrukturore./GB/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit