Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, dje ka zhvilluar bisedime për çështjen e lëvizjes së lirë, përkatësisht reciprocitetin në tabelat e regjistrimit të automjeteve e cila është e paraparë me marrëveshjen e lëvizjes së lirë të vitit 2011.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se bisedimet për ketë temë që po vazhdojnë edhe sot, kanë filluar që në ora dhjetë të mëngjesit në përpjekje për t’u arritur marrëveshja për zbatimin e reciprocitetit në tabelat e regjistrimit të automjeteve mes dy shteteve, ashtu siç është paraparë me marrëveshjen e vitit 2011.
“Dje në orët e mbrëmjes ministrja Tahiri ka zhvilluar takim me drejtoreshën për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin Perëndimor në EEAS, Angelina Eichhorst, ku në përbërje trepalëshe është vlerësuar gjendja në zbatimin e marrëveshjeve dhe është kërkuar përshpejtim i procesit”, thuhet më tej në njoftim.