Asociacioni pa kompetenca shtesë (?)

20.08.2015 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Asociacioni pa kompetenca shtesë (?)

Parimet themelore mbi të cilat do të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, pengesat e lëvizjes së lirë mbi urën e lumit “Ibër” dhe pengesat për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, do të jenë çështjet kryesore për të cilat do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, tha për Radion Evropa e Lirë së delegacioni i Kosovës ka qëndrim të qartë se Asociacioni i Komunave në veri nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Këto janë parimet tona të cilat i mbrojmë në këtë dialog. Kësaj mund t’i shtoj se edhe marrëveshja e Brukselit për normalizim e thekson qartë që asociacioni duhet të themelohet dhe funksionojë në bazë të ligjeve të Kosovës dhe të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Tahiri.

Ministrja Tahiri tha se Asociacioni nuk do të jetë një nivel i tretë i pushtetit në Kosovë.

“Asociacionet nuk mund të kenë kompetenca ekzekutive, as nuk mund të jenë një nivel i tretë i pushtetit në Republikën e Kosovës. Në Kosovë Asociacioni i Komunave më shumicë serbe mund të themelohet vetëm pa kompetenca ekzekutive. Është qëndrim i qartë i prerë dhe do të jetë realitet”, u shpreh Tahiri për Radion Evropa e Lirë.

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se përfaqësuesit e Beogradit në bisedimet që do të mbahen me Prishtinën në javën e ardhshme në Bruksel, shkojnë me synimin që të krijojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe për serbët që jetojnë në Kosovë.

Gjuriq pas një takimi që ka mbajtur me përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka deklaruar se delegacioni serb në bisedimet e Brukselit do ta arsyetojë besimin që serbët e Kosovës ia kanë dhënë qeverisë serbe.

“Do të përpiqemi që në Bruksel të justifikojmë besimin e këtyre njerëzve dhe të gjithë njerëzve në Kosovë. Jeni të sigurt që nuk do t’i lëmë poshtë. Bashkësia e Komunave me shumicë serbe nuk është e drejtuar kundër askujt në Kosovë”.

“Do të jetë instrument dhe faktor i stabilitetit dhe përafrimit të komuniteteve në Kosovë dhe të gjithë këta njerëz që marrin pjesë në dialog, këtë dialog e shohin si mjet të përafrimit të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe jo si mjet të ndarjes më të thellë ose si mjet për provokim të trazirave dhe jo-stabilitetit”, tha Gjuriq.asociacioni-me-pa

Paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës për mundësinë e arritjes së marrëveshjes me Qeverinë e Serbisë rreth krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kanë nxitur reagime të opozitës.

Krijimi i këtij Asociacioni është paraparë me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të datës 19 Prill 2013.

“Krijimi formal i ‘Zajednicës’ (Bashkësisë së komunave me shumicë serbe), do t’ia pamundësojë institucioneve shtetërore të Kosovës që praktikisht të ushtrojnë sovranitetin në pothuajse 30% të territorit të shtetit”, kanë deklaruar të enjten disa nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton rel.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë zhvilluar një aksion simbolik për të treguar se si duket Kosova me Asociacionin e Komunave dhe si pa të.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit