Askush si Belotti në Serie A në vitin 2017

E publikuar: 10/04/2017 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Torino vazhdoi me fitore në Serie A, këtë herë duke fituar ndaj Cagliarit me rezultat 2-3.Edhe në këtë takim shënoi Andrea Belotti, italiani shënoi golin e dytë për mysafirët në minutën e 39-të.

Ky ishte goli i 24 sezonal në Serie A, por ai ka edhe katër asistime.

Gjithsesi vlen të theksohet se Belotti ka shënuar 11 gola në vitin 2017 në kampionatin italian dhe këtë shifër nuk e ka arritur ende askush.

Në nivel me sulmuesin e Torinos për gola është Edin Dzeko, po ashtu edhe boshnjaku ka katër asistime. /Telegrafi/