ASK-ja publikon më 19 dhjetor rezultatet e para të Regjistrimit të Popullsisë

E publikuar: 19/11/2024 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se më 19 dhjetor do t’i publikojë rezultatet e para përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024).

ASK-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe njëmujore do të angazhohet maksimalisht në përgatitjen e të dhënave të para përfundimtare dhe publikimin e tyre në një periudhë rekorde brenda 7 muajshe që nga përfundimi i Regjistrimit të Popullsisë në terren.

“Ndërkohë që, raportet tematike do të vazhdojnë të publikohen edhe gjatë vitit 2025. Njëkohësisht, ASK-ja falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtij procesi, të gjithë stafin e përfshirë në Regjistrim, institucionet që kanë mbështetur këtë proces, si dhe të gjitha mediat për korrektësinë dhe raportimin e drejt gjatë gjithë procesit të Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë (ReKos2024)”, thuhet në komunikatë.