Lajmet

Asambleja e NATO-s mbahet në Tiranë

15.05.2016 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Asambleja e NATO-s mbahet në Tiranë

Kryeqyteti shqiptar do të bëhet për herë të parë mikpritës i punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila do të zhvillojë punimet nga datat 27 deri në 30 maj.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar do të marrin pjesë rreth 700 pjesëmarrës nga vendet anëtare të NATOS-s, vendet vëzhguese, vendet partnere, Parlamenti Evropian, OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës. Në një deklaratë për mediat, Kryetar i delegacionit të Shqipërisë në ASP, Pandeli Majko bëri të ditur se Asambleja Parlamentare e NATO-s përbëhet nga 257 anëtarë. Ata janë parlamentarë të zgjedhur nga radhët e deputetëve të parlamenteve kombëtare nga vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut. Kjo është e bazuar në procedura të cilat sigurojnë që përbërja e delegacioneve të reflektojë përfaqësimin e forcave politike në cdo Parlament Kombëtar. Asambleja Parlamentare e NATO-s, që nga krijimi i saj në vitin 1955, u siguron anëtarëve të saj mundësinë që të debatojnë çështjet politike dhe të sigurisë së Aleancës dhe të ndikojnë në marrjen e vendimeve që lidhen me të ardhmen e saj.

Asambleja Parlamentare e NATO-s kontribuon në çështjet kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë e zonës Euro-Atlantike dhe ndihmon në kontrollin më eficent nga parlamentet kombëtare t? ? institucioneve që kanë të bëjnë më mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare.

“Edhe pse Asambleja Parlamentare është institucionalisht e ndarë nga struktura ekzekutive e NATO-s, ajo përbën lidhjen thelbësore ndërmjet saj dhe parlamenteve të vendeve anëtare të Aleancës. Ajo siguron transparencë më të madhe politike të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe lejon ligjvënësit dhe qytetarët e Aleancës të kuptojnë më mirë objektivat dhe detyrat e kësaj të fundit”, tha Majko. Ai vijoi se “Shqipëria si vend anëtar i NATO-s ka nderin që të mirëpresë Asamblenë Parlamentare. Disa dekada më parë, Shqipëria ishte pjesë e Traktatit të Varshavës, dhe më pas një nga vendet më të izoluara në Evropë. Mbajta e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë është një cilësi e asaj që ka ndryshuar në statusin ndërkombëtar të Shqipërisë. Gjatë tre ditëve të zhvillimit të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Majko bëri të ditur se do të diskutohet përballimi me sfidat e vështira që Aleanca jonë ka në të ardhmen e afërt dhe të largët. Ky aktivitet do të shoqërohet nga mikpritja e shqiptarëve ku mediat janë të ftuara ta ndjekin zhvillimin e të parit takim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në vendin tonë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë