Arsyet pse Galaxy S10E është më i mirë sesa iPhone XR

E publikuar: 28/02/2019 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Javën e kaluar Samsung prezantoi pesë telefonë të rinj, përfshirë edhe modelin buxhetor Galaxy S10E. Me çmim prej 750 dollarësh, Galaxy S10E është sfidanti i ri i iPhone XR i cili ka një çmim bazë identik. Por Galaxy S10E është më i mirë sesa iPhone XR dhe më e rëndësishmja ka më tepër rëndësi për Samsung se iPhone XR për Apple. Nuk dihet nëse Apple do të lançojë një pasardhës së iPhone XR në 2019. Por nëse ebën duhet të mësojë nga Samsung.

Ja arsyet.

Shumica e njerëzve krahasojnë Galaxy S10E me Apple iPhone XR sepse kanë të njëjtin çmim. Por në shumë drejtim Galaxy S10E ngjan më shumë me një version të Apple iPhone XS nga Samsung por 250 dollarë më i lirë.

Galaxy S10E është identik me modelin 1,000 dollarë iPhone XS. Të dy telefonët kanë ekrane 5.8-inç OLED që prodhon imazhe të mprehta dhe plot ngjyra.

Telefoni 750 dollarësh i Apple ka ekran LCD i cili nuk është aq i mirë.

Galaxy S10E dhe iPhone XS kanë dy kamera të pasme ndërsa iPhone XR vetëm një.

Galaxy S10E nuk ka teknologjinë Face ID. Përkundrazi ka një sensor tradicional të shenjave të gishtërinjve në butonin anësor të ndezjes.

Galaxy S10E mund të jetë ndër telefonët më të mirë prodhuar nga Samsung në atë madhësi. Edhe pse i mungojnë sistemi i trefishtë i kamerave, skaneri i shenjave të gishtërinjve nën ekran dhe ekrani i lakuar i Galaxy S10 dhe S10 Plus, është ndjeshëm më i lirë.

iPhone XR është më i madh se iPhone XS por më i vogël sesa iPhone XS Max. Por është inferior krahasuar me ta.

Duke qenë se Apple ka sakrifikuar në cilësinë e ekranit dhe kamerat e pasme, iPhone XR nuk është telefoni më i mirë në kategorinë e tij.

Në terësi telefonët Apple kanë shumë avantazhe të përgjithshme krahasuar me Galaxy S10. Ekosistemi i Apple, stabiliteti i iOS, përditësimet e shpeshta të sigurisë i bëjnë iPhone një zgjidhje intriguese. Por Samsung gjithashtu po mbyll këtë hendek.

Galaxy S10E është ajo çfarë iPhone XR duhet të kishte qenë. Telefoni më i vogël, më i përballueshëm dhe më i mirë në kategorinë e tij.

 

iPhone XR do të kishte qenë më popullor nëse do ishte paraqitur si versioni i vogël i iPhone XS. Por është e vështirë të zgjedhësh iPhone XR përballë iPhone XS për shkak të cilësisë së dallueshme në ekran.

 

Telefonët e rinj Galaxy janë më të lehtë për tu kuptuar nga një perspektivë konsumatore. Çdo telefon ka ekran OLED, por dallojnë me njërin tjetrin për shkak të një kamere më tepër. Për çdo hap në madhësinë e telefonit, vini re një hap të vogël në cilësisë.

Linja Apple iPhone ka rezultat më e dobëta vitet e fundit për shkak të konfuzionit të krijuar nga iPhone XR, një telefon në madhësinë mes iPhone XS dhe XS Max por më inferior.

Megjithatë Apple mbetet standardi për integrimin e harduerit, softuerit dhe shërbimeve. Samsung dhe të tjerët gradualisht po rriten. Mbase edhe Apple duhet të mësojë prej rivalëve siç është rasti i fundit i Samsung përpara se të sjellë iPhone e 2019. /PCWorld Albanian