Arsyet pse fëmijët nuk duhet të përdorin pajisjet

19.04.2015 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Arsyet pse fëmijët nuk duhet të përdorin pajisjet

A luan fëmija juaj shumë me laptop, tablet apo me celularin tuaj të mençur? Ndoshta duhet të mendoni mirë përsëri para se t’ia jepni prapë.

Një hulumtim i ri tregon se ekspozimi i fëmijëve ndaj këtyre teknologjive aktuale shkakton probleme zhvillimore tek ta, të tilla si probleme me të mësuarit dhe sjelljen.

Përveç kësaj, më poshtë janë disa arsye të cilat ju tregojnë pse nuk duhet fëmijët të përdorin këto pajisje teknologjike.

1. Tableti ndikon në rritjen e trurit
Kur lind një fëmijë, truri i tij vazhdon të rritet me shpejtësi deri në moshën 21 vjeçare. Kjo kërkon një rrjet të gjerë të stimulimit që nuk përfshinë ekspozimin ndaj teknologjive të përmendura më lartë. Por në disa raste, këto teknologji shkaktojnë vonesa në njohje, dëmtim të të mësuarit dhe rritje të impulsitetit.

2. Zhvillimi social i vonuar
Të vegjlit që përdorin gjëra të tilla si iPad shpesh vonohen në zhvillimin e aftësive sociale, si aftësia për të folur dhe arritjet më të ulëta akademike në shkollë, transmeton Lajmi.net.

3. Obeziteti
1 në 4 fëmijë janë me mbipeshë apo të trashë. Këto pajisje shpesh i bëjnë fëmijët tanë që të jetojnë jetë më shumë pasive. Kjo është e barabartë me shtimin e peshës.

4. Privimi nga gjumi
Gjithashtu jo e habitshme. Nuk është e pazakontë për fëmijët që të qëndrojnë deri vonë duke luajtur lojëra kompjuterike. Të gjithë jemi fajtor që qëndrojmë deri vonë në celularët dhe pajisjet tjera.

5. Demenca dixhitale
Përmbajtjet mediale me shpejtësi të lartë kontribuojnë në dobësimin e vëmendjes dhe uljen e përqendrimit. Kjo shkaktohet nga “krasitja e trurit” që ndodhë në traktet nervore në lëvoren ballore.

6. Rritja e rrezikut nga varësia
Këto teknologji shpesh i shkëputin fëmijët nga prindërit. Është treguar se kur mungon lidhja prind-fëmijë, shanset për varësi rriten, veçanërisht ndaj teknologjive që ata i përdorin zakonisht,

7. Ekspozimi ndaj rrezatimit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka klasifikuar celularët si kancerogjen të mundshëm për shkak të rrezatimit që ata lëshojnë. Në vitin 2013, Dr. Anthony Miller nga Universiteti i Torontos rekomandonte se ekspozimi ndaj radio frekuencave duhet të riklasifikohet si një kancerogjen i mundshëm.

8. Tendosja e syve
Koha e kaluar shumë para ekraneve mund të shkaktojë tërheqje muskulore në sytë tuaj, sidomos në sytë e fëmijëve. Fëmijët mund të zhvillojnë sindromën e vizionit kompjuterik, i cili është një lloj i lodhjes së syve. Nëse fëmijët tuaj i përdorin këto teknologji, kufizoni ata me vetëm 30 minuta përdorim./kosovarja/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Kur të rritet, Audi dëshiron të bëhet Mercedes

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Shokët që duhet të fshish menjëherë nga facebook-u

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Apple mendon heqjen e portit të kufjeve edhe nga MacBook Pro

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Më thuaj çfarë ‘smartphone’ përdor, të të them se kush je

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

Besoni se keni fshirë historinë tuaj nga Google?

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

HP do blejë një nga bizneset e Samsung

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Këto 11 gabime nuk duhet t’i bëni asnjëherë në iPhone

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)

Dronët “taxi”, mund të bëhen realitet shumë shpejt (Foto)