Arsyeja pse njerëzit në mbarë botën po rezervojnë apartamente me qira në Ukrainë

E publikuar: 07/03/2022 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Volodymyr Bondarenko e kalon pjesën më të madhe të ditës i mbyllur në apartamentin e tij në kryeqytetin ukrainas të Kievit.

Ndërmjet dëgjimit të sirenave të sulmit ajror dhe mesazheve të furishme të familjes për përditësime, ai shkëmben mesazhe me një mori vizitorësh të Airbnb që rezervojnë apartamentin e tij në zemër të kryeqytetit të Ukrainës.

Ndonjëherë, ai dërgon një emoji duke qarë. Herë të tjera, emoji-n i duarve që luten. Është mënyra e tij për të falënderuar ata që po rezervojnë apartamentin e tij, edhe pse nuk kanë ndërmend të shfaqen ndonjëherë në derë.

Agjentët e Airbnb në Ukrainë po marrin tejmase rezervime nga njerëz në mbarë botën që nuk kanë plane për t’i vizituar. Është pjesë e një fushate kreative të mediave sociale për të derdhur para për ukrainasit e rrethuar, që kanë nevojë për ndihmë financiare ndërsa forcat ruse bombardojnë vendin e tyre dhe ndërpresin shërbimet.

Ideja ka marrë vrull.

Të mërkurën dhe të enjten, më shumë se 61,000 net u rezervuan në Ukrainë nga e gjithë bota – prenotime që fituan gati 2 milionë dollarë, thotë Airbnb për NPR. Më shumë se gjysma e atyre netëve u rezervuan nga amerikanët.