Lajmet

Arsim Bajrami: Specialja me gjykim të padrejtë ndaj udhëheqësve të UÇK-së

16.06.2026 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Arsim Bajrami: Specialja me gjykim të padrejtë ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, ka thënë se gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë është i padrejtë.

Këto komente, Bajrami i bëri në konferencën shkencore, “Krimet e forcave serbe në Komunën e Vushtrrisë dhe rezistenca e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1998-1999”, e cila u organizua me rastin e Ditës së Çlirimit të kësaj komune.

“Do të ndalem në disa momente. E para, do të doja të ndalem në një analizë juridike, çfarë ka ndodhur në Kosovë? Kanë ndodhur krime lufte, krime kundër njerëzimit, krime të gjenocidit.

Pastaj, kanë qenë këto krime klasike, apo ka qenë një projekt shtetëror serb për shfarosjen masive të shqiptarëve? Do të ndalem pak te tendencat e relativizimit dhe mohimit të krimit, që i kemi aktuale sot, dhe në fund do të fokusohem pak te tendencat për ta rishkruar historinë e Kosovës, për ta demonizuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si një reflektim ndaj një gjykimi të padrejtë, politik, që po bën Gjykata Speciale ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kjo nuk është gjykim ndaj individit, por është gjykim ndaj një populli, shtetit, i cili ka qenë i sulmuar në këtë rast”, tha Bajrami.

Ai tha se shteti fqinj në veri të Kosovës, Serbia kishte plan shfarosjen e popullit shqiptar.

“Në aspektin juridik, jurisprudencën penale dhe të drejtës ndërkombëtare, konventat ndërkombëtare, në Kosovë kanë ndodhur të gjitha llojet e krimeve. Kanë ndodhur krime lufte, kanë ndodhur krime kundër njerëzimit, ka ndodhur krimi i gjenocidit. Dhe kjo nuk është vështirë për t’u argumentuar sepse krimet nuk maten gjithmonë me numër të tmerrshëm, por maten me një qëllim politik, i cili është. Dhe ne e dimë që Serbia pas përfundimit të luftërave të tjera, luftës në Slloveni, luftës në Kroaci dhe në Bosnjë, ishte fokusuar te shfarosja e shqiptarëve sepse urrejtja e serbëve ndaj shqiptarëve është një urrejtje historike dhe mitologjike, mitologjike, dhe ne i dimë planet e vjetra serbe, planet më shumë se 200-300 vjeçare, planet për shfarosjen masive të shqiptarëve. Dhe, në fakt, është menduar se shpërbërja e ish-Jugosllavisë duhet të fillojë me luftën në Kosovë. Në fakt, edhe planet serbe, edhe vetë Sllobodan Millosheviqi ka thënë aq e thjeshtë: “Lufta në Kosovë, apo nga kasapi i Ballkanit, fillimi ka qenë që gjithçka filloi në Kosovë dhe gjithçka mbaroi me Kosovën”, tha Bajrami./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare