Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi do t’i hapte rrugë zhvillimit ekonomik

E publikuar: 12/03/2023 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti Vucic

Dakordimi në mes të palës kosovare dhe asaj serbe, përveç stabilitetit ekonomik, me vete sjell edhe shumë përfitime të tjera ekonomike. Kështu thonë njohësit e ekonomisë.

Fati i marrëveshjes në mes Kosovë s e Serbisë pritet të dihet me 18 mars.

Dakordimi në mes palës kosovare e asaj serbe përveç stabilitetit politik me vete sjellë edhe shumë përfitime të tjera ekonomike.

Të paktën kështu thonë njohësit e ekonomisë.

E sipas ekonomistit, Florin Aliu, pakti i arritur do t’i hapte rrugën shumë projekteve të Bashkimit Evropian.

Edhe kolegu i tyre, Jakup Bellaqa ka thënë se në se Kosova e kalon edhe këtë sfidë, shteti fqinj nuk do ta ketë fuqinë që ta pengoj siç ka bërë deri më tani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq do të takohen me 18 mars në Ohër me ndërmjetësimin e BE-së.