Arrestohet personi që prezantohej si punonjës i Inspektoratit Policor

E publikuar: 24/11/2023 10:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dje në mesditë është arrestuar një person në Kaçanik, pasi i njëjti është prezantuar si punonjës i Inspektoratit Policor.

I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se nuk është pjesëtar i IPK-së.

Rasti është inicuar dhe po vazhdon në procedur të rregullt.

“Kaçanik / 23.11.2023 – 12:00. Njësia policore ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull kosovar i cili paraprakisht ishte prezantuar si punonjësi i Inspektoratit Policor, mirëpo nuk kishte prezantuar asnjë dokument përkatës. I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se nuk është pjesëtar i IPK-së. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt.”