Arrestohet një serbe, mashtroi duke mbledhur një mijë euro për një person me nevoja të veçanta

E publikuar: 23/12/2023 11:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar në Leposaviq një shtetase të Serbisë për mashtrim.

E dyshuara siç thuhet në raportin 24-orësh mblodhi para për dikë me nevoja të veçanta, pa dëshirën e këtij të fundit.

“Më 22.12.2023 është arrestuar e dyshuara femër Serbe shtetase e Serbisë nën dyshimin se e njëjta duke mashtruar ka mbledhur një shumë parash prej 1000€ në emër të djalit të dëmtuarës me nevoja të veçanta pa dëshirën- pëlqimin saj-viktimës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje.”