Arrestohet një serb në Vushtrri, i dyshuar për krime lufte

E publikuar: 18/11/2023 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është arrestuar një person në Vushtrri. Ai dyshohet se kreu krime lufte kundër popullatës civile.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku shtuan se i dyshuari është serb, ndërsa dyshohet se krimet i ka kryer në komunën e Vushtrrisë gjatë viteve 1998-1999.

“Personi i dyshuar është dërguar në polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës, ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim, përcjell Klankosova.tv.

I dyshuari është i lindur në vitin 1964 në Komunën e Vushtrrisë.