Policia e Kosovës njofton se njësiti policor ka hasur në një veturë kombi e cila ishte e ndalur në afërsi të liqenit të ngarkuar me mallra ushqimore në vlerë 2500 euro, në Bërnjak të Mitrovicës.
I dyshuari mallin e kishte ngarkuar në një barkë dhe me të njëjtën është larguar nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit 40% të mallit që ka mbetur në vendin e ngjarjes dhe kombi janë konfiskuar dhe janë dorëzuar Doganës ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt. /Indeksonline/