Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’.
Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 15:40 në stadiumin qytetit të Skenderajt, në kohën kur zyrtarët policorë ishin duke bërë sigurimin e një ndeshje futbollistike.
Zyrtarët policorë kishin reaguar ndaj disa tifozëve të cilët në shenjë pakënaqësie po tentonin t’i sulmonin disa lojtarë, me ç’rast i dyshuari H.B. 58 vjeçar, kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Personi i dyshuar pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit publik, është liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar vepër penale ‘sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’.