Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të rëndë, i sekuestrohen dy armë zjarri

E publikuar: 09/01/2023 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë nga njësite policore të stacionit qendra në Prishtinë, menjëherë pas raportimit të një rasti të vjedhjes së rëndë, është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar.

Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, ka vazhduar edhe me kontrollin e vendbanimit të personit të dyshuar, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe tre laptopa.

“Ndaj personit të dyshuar D.A. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është iniciuar rast për veprat, vjedhje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim të armëve. I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”.