Policia Kufitare e Morinës ndalon një shtetas Kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Nga shërbimet e Policisë Kufitare Morin, në hyrje u bë ndalimi dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht Driton Delijaj, 41 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.
Ndalimi i shtetasit u bë pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Organet e Drejtësisë së Luxembourg, me vendim Nr.9422/15/CD, datë 29.02.2012, për veprat penale të “Vjedhje me dhunë dhe vjedhje me thyerje”dhe ”Vjedhje me armë ose e organizuar me thyerje” parashikuar nga nenet 51, 461 dhe 467 të Kodi Penal të Luxembourg. Maksimumi i dënimit 10 vjet burg. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.