Arrestohet Kallashi, konfiskohen 3 revole dhe një pushkë (Video)

21.08.2015 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Arrestohet Kallashi, konfiskohen 3 revole dhe një pushkë (Video)

Në mëngjesin e sotëm, Policia e rajonit të Prizrenit ka bastisur lokalin e natës “Kobra City”, ku kanë arrestuar pesë persona, ndër ta edhe valltaren dhe këngëtaren Donjeta Kosumi e njohur si “Kallashi”.

Hazir Berisha,zëdhënës i PK-së për rajonin e Prizrenit ka thënë se bastisja filloi pas sigurimit të incizimit kur anëtarë të “Kobra City-t”, pak ditë më parë kishin rrahur katër viktima në një pompë të karburantit.

“Dy ditë më përpara shumë pjestarë të këtij lokali janë rrahur në qytet, ose më mirë të themi kanë sulmuar katër viktima në qytet tek një pompë e karburanteve. Janë gjetur një varg parregullsish. Kemi të arrestuar për momentin pesë persona, një ndër to edhe Kallashi”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Ai ka thënë se pos PK-së, në vendin e ngjarjes po qëndrojnë edhe ekipi i KEDS-it dhe hidroregjionit, ku KEDS-i kishte vlerësuar se rryma ishte e lidhur me bajpas, pra ishte vjedhur.

“Ne jemi në kërkim të provave materiale sepse më parë kemi siguruar incizimet e rrahjes. Kemi ftuar pjestarë tjerë, zyrtarë të institucioneve tjera, KEDS-in, të hidro regjionit dhe inspektorë komunalë për të parë parregullsitë që ka këtu.

Energjia ka qenë e lidhur bajpas, apo e vjedhur si themi. KEDS-i e ka ndërpre energjinë menjëherë. Po ashtu, inspektorët kanë gjetur një varg shkeljesh, të themi mizori”, ka sqaruar ai më tej.

Berisha ka shtuar për Indeksonline se janë sekuestruar tri pistoleta dhe një pushkë gjysëm automatike dhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e fishekëve të kalibrave të ndryshëm, po ashtu edhe një sasi e narkotikëve që janë në formë të pililave, një peshorë që mat gjësende të imëta.

Ai ka thënë se bastisja është duke vazhduar ende.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Afërdita Dreshaj fotografohet pa brekë (Foto +16)

Afërdita Dreshaj fotografohet pa brekë (Foto +16)

FBI po heton aktorin Brad Pitt

FBI po heton aktorin Brad Pitt

‘Vipat e Bllokut’ nxjerrin sekretin e aktores shqiptare me të pasme seksi (Foto)

‘Vipat e Bllokut’ nxjerrin sekretin e aktores shqiptare me të pasme seksi (Foto)

A është kjo fushata më seksi në botë?( Foto)

A është kjo fushata më seksi në botë?( Foto)

Letra prekëse e Pitt: Ja si e bëra të lumtur Jolie

Letra prekëse e Pitt: Ja si e bëra të lumtur Jolie

Miloti dhe Erxhina shumë shpejt bëhen prindër (Foto)

Miloti dhe Erxhina shumë shpejt bëhen prindër (Foto)