Arrestohet i dyshuari i dytë, e vetdorëzoi edhe veturën e vjedhur në Ferizaj

E publikuar: 19/10/2024 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia sot e ka arrestuar F.D. i dyshuar për vjedhjen e një veturë të tipit BMW X6, në Ferizaj, në garazhin e një shtëpie.

Në njoftimin për media, thuhet se 27-vjeçari është vetdorëzuar në pikën kufitare me Serbinë, ndërsa ka dorëzuar edhe veturën BMW X6 tek hetuesit rajonal.

Më 17 tetor ishte arrestuar i dyshuari i parë, i moshës 51-vjeçare, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit u ndalua në mbajtje për 48 orë.

“Me datën 16.10.2024 rreth orës 18:45 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën ” Josip Rela” në Ferizaj ishte një rast i vjedhjes së rëndë. Policët e rendit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, e më edhe hetuesit rajonal, të cilët kanë mësuar se persona të panjohur kishin vjedhur nga garazha e një shtëpie një veturë BMË X6 dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

“Hetuesit rajonal nën autorizim të prokurorit të shtetit kanë nisur hetimet dha pas një pune intenzive në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, fillimisht kanë identifikuar një person, i cili me makinën e tij e sjell një personin tjetër deri te shtëpia e viktimës dhe arrin të vjedhë veturën dhe të largohet në drejtim të panjohur.” – thuhet në njoftim.