Policia e Kosovës ka arrestuar edhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se deputetja Dërguti është larguar nga ambientet e kuvendit.
“Ajo e ka kalu kontrollen me nje bombole gazi, por e kanë arrestuar duke dalë nga banjo”. bëjnë të ditur burime nga policia për Express.
Ndërkohë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Vetëvendosje për ndalimin e Aida Dërgutit.