Arrestohet deputetja Donika Kadaj-Bujupi

E publikuar: 03/03/2017 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se është arrestuar deputetja e saj, Donika Kadaj-Bujupi.

Sipas VV-së, ajo u arrestua pikërisht tani që po flitet kthimi i demarkacionit në Kuvend.

Ky është njoftimi i VV-së:

ARRESTIMI I DONIKA KADAJT ËSHTË I PAPRANUESHËM
Policia ka arrestuar deputeten Donika Kadaj në kufi me Maqedoninë. Arrestimi i saj është bërë për vepra të mëhershme dhe është skandal i papranueshëm. Ky arrestim, në kohën kur paralajmërohet sjellja e demarkacionit në Kuvend, është provokim i situatës. Sjellja e këtij pushteti përballë opozitës është bërë e patolerueshme. Këto veprime të padrejta të një pushteti kriminal do ta tensionojnë situatën.
Përndjekja e deputetëve e aktivistëve të ndalojë menjëherë. Marrëveshja për demarkacionin nuk duhet të vijë në Kuvend. Demarkacioni nuk kalon.