Arrestohen nëntë persona për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit dhe për mashtrim

E publikuar: 23/01/2023 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, respektivisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton  se gjatë ditës së sotme (hënë), Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë (9) persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit’’ dhe veprën penale të ‘’Mashtrimit’’ nga neni 336 të Kodit Penal të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

“Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një  person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë. Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth treqind mijë (300,000) euro”, njofton tutje prokuroria.