
Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë në rrugën “Lekë Dukagjini”, rreth orës 18:50, njofton policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Fillimisht, gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 9.6 gramë substancë e dyshuar narkotike.
Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e njërit prej tyre ku edhe janë gjetur dhe konfiskuar 1kg e 175.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një revole Zoraki me një karikator me një fishek dhe një peshore digjitale.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.