Arrestohen dy meshkuj, sulmuan shtetasen e Shqipërisë

E publikuar: 10/10/2017 09:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, të cilët dyshohen se kanë sulmuar një femër.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë kanosur dhe sulmuar viktimën femër shtetase e Shqipërisë. Gjatë kontrollit tek njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një armë –pistoletë e cal. 6 mm.

Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, njofton policia.