Armend Muja: Kontratat e para dhe të fundit me GEN-in i ka bërën Njazi Thaçi, Serbia kishte monopol

E publikuar: 03/05/2023 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Armend Muja

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka komentuar përfshirjen e ambasadorit Martin Berishaj në shitjen e energjisë elektrike me anë të kompanisë GEN.

Muja drejton gishtin nga ish-kryeshefi i KEK-ut, Njazi Thaçi, duke thënë se kontratat e para dhe të fundit me GEN në kuadër të blerjes së energjisë elektrike i ka bërë ai.

“Kontratat e para dhe të fundit me GEN-I’n i ka bërën Njazi Thaçi, Serbia kishte monopol”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

Muja tutje shtoi se është një “mafi energjetike” që ka bërë keqpërdorime të shumta gjatë viteve me energji elektrike.