Arian Çani: Regjistrojeni, ja superkurthi që i ka ngritur Edi Rama-Sali Berishës

E publikuar: 02/11/2023 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Arian Çani tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se ka një super kurth që kryeministri Edi Rama ia ka ngritur Sali Berishës.

Ndërsa debatonte me Manjanin i cili thoshte që qëndrimet e Ramës janë për shkak të problemeve psiqike, Çani insistonte se pas kryeministrit që nuk lëshon asgjë, fshihen arsye krejtësisht politike.

“Rama është në kalkulim total. Berisha duhet mbajtur në këtë kuadër deri në vitin 2025 dhe Rama do ju thotë ndërkombëtarëve që këto po i bën një non grata. Duhen legjitimuar 100 e ca deputetë që do të marrë në 2025-sën. Fakti që ai nuk lëshon pe dhe nuk jep asgjë, ai përfiton nga kjo gjë.

Në sytë e ndërkombëtarëve kush po e thyen parlamentin? Non grata, jo Berisha. Është një super kurth dhe këtu do jemi, janë të regjistruara këto gjëra dhe do i shikoni këto,” – u shpreh Çani.