Analisti Nezir Kraki i cili jeton dhe vepron në Francë është përplasur ashpër me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha në televizionin publik.
Berisha, duke iu referuar Krakit si njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, i tha atij se e kanë quajtur pavarësinë e Kosovës “tradhëti”.
“Ju pavarësinë e keni quajtur tradhëti, ju keni deklarata që e keni quajtur tradhëti, kryeministri juaj, ju keni deklarata që nuk do të bëhet kurrë kjo ushtri e Kosovës. Çka pati të ndërtuar në Kosovë në vitin 1999 që e shkatërruan këta njerëz që 20 vite, thuma një diçka. Nëse Kosova ishte në prag të përmbylljes së procesit, ju e degraduat atë e keni pru një situatë me kriju një autonomi aty për serbët e veriut, ky është misioni juaj”, ka thënë Berisha.
Teksa Kraku i tha se ajo çka po deklaron opozita ditëve të fundit për zhvillimet në veri është në linjë të njejtë me Beogradin.
“Krejt çka jeni duke folur ju opozita këto 2-3 ditë janë në linjë me Beogradin fatkeqësisht. Kjo çka thu ti sot është fiks çka thuhet në Beograd”, tha Kraki.
Me gjuhë të njejtë iu përgjgjë edhe Berisha.
“Ju jeni argatët e Serbisë në Kosovë dhe shumë shpejt keni me u lexu si në letër të bardhë”, tha Berisha, duke akuzuar Karakin se po ta donte Kosovën do të shërbente në Kosovë.
“Ti me dashtë vendit tënd vjen i shërben këtu nuk shet përralla prej atje”, tha deputeti.
Mirëpo Kraki e akuzoi atë se ai i është afruar “bandave” për tu pasuruar.
“Unë nuk e kam shftutëzuar vendin tim, ti që je ku afru bandave me u pasuru dhe me u foqizu shko shitë përralla në Kuvend, krejt Dukagjini po skuqemi me ty”, tha Kraki.