Arbër Vllahiu, viziton lagjën Kolovicën

E publikuar: 05/10/2017 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka vizituar sot lagjën e Kolovicës.

“”Me qytetarët e Kolovicës, me problemet e tyre të përditshme: si çdo kënd i qytetit”, shkroi më pas Vllahiu në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Nuk ju premtova por thashë se do t’i zgjidh problemet e tyre dhe të qytetit në tërësi”.

“Mijëra vende të reja pune, zona ekonomike që do të punësojnë të rinj dhe do të zhvillojnë prodhimin”.

“Një fond për bujqësinë: rritje të buxhetit komunal për bujqësinë në 2 milion euro për vitin e parë dhe çdo vit suksesiv rritje të vazhdueshme”.

“Çerdhe, shkolla, trotuare, parkingje të reja, zhbllokim të trafikut. Të gjitha bëhen me vullnet, forcë dhe me dashurinë për qytetarin”, përfundoi Vllahiu.