Projekti i quajtur ‘Neom’ i cili do të ketë 26,500 kilometra katrorë, rreth 33 herë më shumë se sipërfaqja e New York City, do të financohet nga Qeveria Saudite dhe investitorët privatë dhe pritet të lidhë vendin me Jordaninë dhe Egjiptin dhe do të kushtoj 500 miliardë dollarë, shkruan Telegrafi.
Arabia Saudite thotë se projekti do të jetë shtëpia e një grupi të gjerë kompanish të ndryshme dhe faza e parë e tij pritet të mbarojë në vitin 2025.
“Ky vend nuk është për njerëzit konvencionalë apo kompanitë konvencionale, ky do të jetë një vend për ëndërruesit e botës. Vullneti i fortë politik dhe dëshira e një kombi. Të gjithë faktorët e suksesit janë atje për të krijuar diçka të madhe në Arabinë Saudite”, tha Princi i Kurorës, Mohammed bin Selman bin Abdulaziz Al-Saud.
Investimi është pjesë e një sërë reformash sociale dhe ekonomike në Arabinë Saudite, të njohur si ‘Vizioni 2030’, të cilat u prezantuan nga Princi i Kurorës në 2016.
Qëllimi është të diversifikojë ekonominë e Arabisë Saudite dhe të zvogëlojë mbështetjen e saj në industrinë e naftës, e cila është goditur nga rënia e çmimeve të naftës. /Telegrafi/