Apostolova fillon takimet me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare

E publikuar: 12/10/2017 08:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e Zyres së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova nga sot do të fillojë një seri takimesh me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare të PDK-së, Vetëvendosjes, LDK-së, AAK-së, Listes Srpska, Nismës, 6+ dhe grupin e grave.

Qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me axhendën evropiane.

Këto reforma rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe mekanizmat përkatës – Agjenda e Reformës Evropiane (ERA) dhe Programi i Reformës Ekonomike (ERP); Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën; Udhëzimet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë; Agjendën e Nderlidhjes; dhe dokumentet tjera relevante.

Dy takimet e para do të mbahen sot me përfaqësuesit e PDK-së dhe Vetëvendosjes. Takimet tjera do të mbahen gjatë javës së ardhshme dhe mediat do të njofton me kohë