Antony Blinken: Izraeli nuk ka qëllim të qeverisë Gazën

E publikuar: 22/10/2023 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Izraeli nuk ka “absolutisht asnjë qëllim” të qeverisë Gazën pasi të përfundojë lufta.

Ai i tha NBC-së se Izraeli “nuk mund të kthehet në status quo. Duhet gjetur diçka që të sigurojë që Hamasi të mos mund ta bëjë këtë përsëri, por kjo gjithashtu nuk i kthehet qeverisjes izraelite të Gazës”.