Anëtari i Bordit të LQSHA Luan Bukolla: Ambasadori Delawie është pjesë e lobit serb në DASH (Foto)

28.02.2016 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Shqiptaro-Amerikani Luan Bukolla, aktivist i njohur i çështjes kombëtare në SHBA, duke ndjekur gjurmët e të jatit patriotit Sali Bukolla, prej  çerek shekulli është anëtar i Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me në krye Joe Dioguardi e Shirley Dioguardi, lobit më të fuqishëm Shqiptaro-Amerikan me ndikim në Washington D.C..

Zoti Bukolla ka reaguar në Facebook rreth rolit që ka Ambasadori Amerikan në Kosovë, duke kërkuar prej tij qendrime neutrale. Z. Bukolla mendon se zoti Ambasador është pjesë e lobit serb në Departamentin e Shtetit, transmeton infosot.com.

Po i sjellim të dy  statuset e tij, në respekt të fjalës të lirë. Pasi kemi pasqyruar çdo qendrim të Ambasadorit Delawie –  po kështu kemi të drejtë që pasqyrojmë edhe qendrimet e përfaqësueseve më seriozë të lobit shqiptaro-amerikan në SHBA.

Ja dy statuset e z.Luan Bukolla:

Statusi i parë:

“Miqtë e mi të dashur,

Nënkryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe miku i kombit Shqiptar, Joe Biden, ka thënë: “Putin sought to keep Ukraine weak through corruption (Putini kërkoi të mbajë Ukrainën të dobët përmes korrupsionit.), pra, tani unë pyes, kush po kërkon të mbajë Kosovën të dobët përmes korrupsionit? Pse Ambasadori Greg Delawie ka folë fjalë boshe për luftën kundër korrupsionit, kur ai vetë është ka e përkrah Korrupsionin e Qeverisë së Isa Mustafës?

Dhe, une, si Nënshtetas Amerikan (i lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës) kam drejt më e kritikue Ambasadorin Delawie, sepse unë bësoj se ky është mbështetësi i fraksionit pro-Serbe të Departamentit të Shtetit, dhe po punon për të zbatuar një agjendë pro-Serbe në Kosovë, kjo është arsyeja pse ky është pro-Qeverisë Mustafa – Thaçi.

Ambasadori Delawie, duhet të jetë neutral dhe të mos ndërhyjë në politikën e brendshme të Kosovës, dhe ai nuk duhet të mbështetë një qeveri të korruptuar, siq është Qeveria Isa Mustafës.

Kosova është në rrezik serioz nga brenda, ne të gjithë duhet të punojnë së bashku për të sjellë rrëzimin e qeverisë së korruptuar të Isa Mustafës!!!!

Zoti ju ndihmoft!
Me shumë respekt,
Dashamiri i juaj,
Luani”

Statusi i dytë:

 

“Miqtë e mi të dashur,

Ju duhet të kuptoni se ka një element pro-Serb që ekziston në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; dhe, sipas mendimit tim, Ambasadori Delawie është anëtar i atij elementi pro-Serb.

Për këtë element pro-Serb në Departamentin e Shtetit Amerikan, për të zbatuar agjendën e tyre pro-Serbe në Kosovë, ata duhet të punojnë me një qeveri të dobët kuislinge, që mund të kontrollohet lehtësisht.

Presidentja Jahjaga (une e kam Mikesh të shtëpisë) nuk ka fuqi me bë gja, Mos harroni, kjo është bë Presedente nga zarfa Amerikane. Një të mirë, dhe kjo është shumë e mirë, është fakti se Presedentja Jahjaga është e pastër dhe nuk është e korruptuar, por, nuk ka fuqi politike.

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi janë implikuar në shumë afera korruptivë dhe kriminale, dhe më këtë fakt, këta dy, janë në gjendje me shitur edhe nënat e tyre, dhe Serbia dhe armiqtë e kombit Shqiptarë e dijn këtë fakt, sidomos elementi Pro-Serb në Departamentin e Shtetit të Amerikës.

Ju, ose më bësoni, ose jo, nuk ka problem, une jam marrë me politiken Amerikan për mbi 25 vjet, une di qysh punon Departamenti i Shtetit Amerikan.

Une Veq e kam për të mirën e juve qe jetoni në Kosovë. Vetem kqyre kush ishte në kryë të qeverisë Kosovës për mbi 8 vjet.

Zoti ju ndihmoft!

Me respekt,
Dashamiri i juaj,
Luani”

(Foto) Bukolla – Biden

2016-02-24_17-22-36

ZvPresidenti i SHBA Joe Biden midis prindërve të zotit Luan Bukolla. I ndjeri Sali Bukolla veprimtar i shquar i çështjes shqiptare

2016-02-24_17-25-30

Djali i Luan Bukollës dhe nipi i Sali Bukollës, Flamur Bukolla me një nga figurat më të shkëlqyera të politikës në SHBA, të madhin Joe Biden, zv/Presidentin e SHBA./infosot.com/

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Haxhiu vizitoi Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

I kërkuar ndërkombëtarisht, arrestohet në Durrës shtetasi nga Kosova

I kërkuar ndërkombëtarisht, arrestohet në Durrës shtetasi nga Kosova