Ancelotti: Na presin 2 finale me Valencian dhe Juven

08.05.2015 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ancelotti: Na presin 2 finale me Valencian dhe Juven

Pavarisht humbjes në sfidën e parë gjysmëfinale të Championsit ndaj Juventusit, në kampin e Realit të Madridit janë optimistë se do ta mbyllin në mënyrën më të mirë këtë sezon futbollistik. Trajneri Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp në vigjilie të takimit përballë Valencias shprehu gjithë besimin e tij se skuadra do ti fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura.

” Skuadra është mirë fizikisht dhe psikologjikisht. E dimë që dy ndeshjet e radhës do të jenë si finale për ne, por kemi fatin që si ndaj Valencias ashtu kundër Juventusit do të luajmë në shtëpi. A do të bëj rotacion në formacion në takmin e radhës? Për ne për momentin më e rëndësishme është sfida ndaj Valencias pastaj do të mendojmë për bardhezinjtë kështu që këtë të Shtunë në Bernabeu do të zbresin në fushë futbollistët më të mirë”.

Më pas Ancelotti bëri me dije se Karim Benzema është riaftësuar nga dëmtimi dhe është gati për të luajtur edhe pse me shumë mundësi do ta nisë nga stoli ndeshjen ndaj Valencias. I pyetur nëse do ta aktivizojë Sergio Ramosin në mesfushë edhe në dy takimet e radhës, trajneri italian u përgjigj në këtë mënyrë.

” Nuk kam vendosur ende nëse Ramos do të luajë në mesfushë apo në mbrojtje. Gjithsesi dua të them që ai ka besimin tim dhe mund të luajë në shumë pozicione. Ndaj Atleticos dhe Sevillas, Sergio Ramo luajti shkëlqyeshëm edhe si mesfushor, ndaj Juves vuajti pak por dicka e tillë është mëse normale”.

Në fund një mendim i Ancelottit shkoi edhe për pezullimin e kampionatit në Spanjë pas 16 Majit për shkak të konfliktit që ekziston mes federatës spanjolle dhe ligës së futbollit përsa u përket të drejtave televizive.

” Kjo është një temë që me siguri do të rregullohet në ditët e ardhshme. Ka munguar komunikimi mes të dyja palëve por unë mendoj se La Liga nuk do të përfundojë pa luajtuar fare dy javët e fundit. Besoj se ky konflikt do të zgjidhet dhe sezoni do të mbyllet në normalitet”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)