Analistët: Koalicioni qeverisës dhe opozita, të dialogojnë

21.09.2015 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Analistët: Koalicioni qeverisës dhe opozita, të dialogojnë

Punë jo e lehtë e pret Kuvendin e Kosovës gjatë sesionit vjeshtor.

Seanca e pare e këtij sesioni, u ndërpre pasi që u pamundësua zhvillimi normal i punimeve, ndërsa në disa komisione opozita e lëshoi mbledhjen sikurse edhe mbledhjen e Kryesisë javën e kaluar.

Opinionisti Imer Mushkolaj thotë se nëse opozita vazhdon me këtë qasje, atëherë nuk mund të flitet për punë normale të Kuvendit. Por, sipas Mushkolajt, as shumica parlamentare, nuk duhet ta shpërfillë këtë qasje të opozitës.

“Shumica parlamentare duhet të ndërrojë qasjen karshi opozitës në kuptimin që të provojë që sidomos për çështjet që janë të rëndësishme dhe ky vota e opozitës është e domosdoshme të bisedojnë paraprakisht të krijohet njëfarë dialogu mes grupeve parlamentare shumë më pozitiv dhe më i dobishëm”, tha Mushkolaj për Radio Kosovën.

Profesori i të drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, raportin e Kuvendit dhe Qeverisë e sheh si kundërkushtetues, ngase sipas tij, në vend që Kuvendi ta kontrollonte Qeverinë, këtu po ndodhë e kundërta.

Baraliu thotë se Kuvendi është inferior karshi Qeverisë dhe i instrumentalizuar dhe i ndikuar skajshmërisht nga agjenda e saj. Por, Baraliu thekson se opozita duhet të jetë argumentuese dhe jo bllokuese e bojkotuese.

“Opozita duhet të jetë aty vazhdimisht dhe të flas e të jap argument, por jo të jetë idhnake dhe të bëjë me dije me argumente që nuk është në rregull dicka. Vota është proces demokratik. Koalicioni i ka votat, dhe mund ta bëjnë, por opozita duhet të jetë aty dhe jo të ikë nga aktiviteti dhe përgjegjësia. Por edhe koalicioni i madh është jounik dhe është duke vepruar pa përgjegjësi të mjaftueshme në relacion me interesat e Kosovës”, tha Baraliu.

Edhe Albert Krasniqi nga KDI-ja që e monitoron punën e Kuvendit, thotë se opozita duhet të gjejë forma të tjera të kundërshtimit të marrëveshjeve apo çështjeve të tjera që i konsideron të dëmshme për vendin.

“Siç ka filluar në këtë sesion vjeshtor po shihet që ka tensione të cilat janë akumuluar edhe për kohë më të gjatë dhe mundet që edhe ky sesion vjeshtor të ketë këtë tempo dhe këto pakënaqësi të opozitës të mund ta bllokojnë punën e Kuvendit”, tha Krasniqi për Radio Kosovën.

Ndryshe, javën e kaluar, opozita e bllokoi vazhdimin e seancës së parë të sesionit vjeshtor, pasi që nuk e pranoi kërkesën e kryeministrit Isa Mustafa që të shtyhet raportimi i tij para deputetëve për marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Sidoqoftë, Albert Krasniqi thotë se nuk mund të gjykohet rrjedha e gjithë sesionit në bazë të kësaj seance, por se një praktikë e tillë e bllokimit të Kuvendit duhet të ndërpritet./rtk/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës