Lajmet

Analistët: Humbjet zgjedhore nxitën përçarjet në LDK, kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut të arsyeshme

28.06.2026 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Analistët: Humbjet zgjedhore nxitën përçarjet në LDK, kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut të arsyeshme

Lidhja Demokratike e Kosovës është ‘lëkundur’ ditëve të fundit, ku degët e Pejës, Lipjanit dhe Dega e Dytë në Prishtinë kërkuan dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Një pjesë e strukturave kanë kërkuar ndryshime në udhëheqje, figura të tjera të LDK-së kanë dalë në mbështetje të Abdixhikut, duke bërë thirrje për unitet dhe zgjidhjen e mospajtimeve brenda organeve partiake.

Analistët politik kanë komentuar përçarjen e cila po ndodh në Lidhjen Demokratike të Kosovë, duke thënë se njëri ndër ndikimet mund të jetë edhe një bashkëpunim i mundshëm me Vetëvendosjen.

Demhasaj: Rezultatet e dobëta dhe dyshimet për bashkëpunim me LVV-në po krijojnë përçarje në LDK

Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” thotë se pakënaqësitë e shprehura brenda LDK-së lidhen kryesisht me rezultatet e dobëta zgjedhore të partisë në ciklet e fundit elektorale.

Sipas tij, anëtarët dhe strukturat e pakënaqura të LDK-së kanë të drejtë të kërkojnë përgjegjësi nga udhëheqja e partisë.

“Nëse pakënaqësitë janë brenda degëve të LDK dhe bazuar edhe tek rezultati i dobët i zgjedhjeve që LDK ka pësuar, kërkesa e tyre është e kuptueshme sepse janë të pakënaqur me rezultatin që LDK ka marr edhe në shkurt dhe dhjetor e qershor, kanë të drejtë të kërkojnë dorëheqjen e liderit por kjo duhet të diskutohet edhe në organet e partisë që të vendosin”, u shpreh Demhasaj.

Ai konsideron se prapa kundërshtimeve të fundit mund të fshihet edhe një arsye tjetër politike, e cila lidhet me informacione për një bashkëpunim të mundshëm ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Fshehët edhe diçka këtu që me shumë gjasë ka informata të një bashkëpunimi të mundur me LVV të një pjese të LDK që është në krye me Abdixhikun ka një lidhshmëri edhe me këtë që një pjesë ka dal kundër”, thotë ai.

Gojnovci: Kriza në LDK rrezikon ta dëmtojë partinë nga brenda, kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut të drejta

Analisti politik, Ejup Gojnovci i ka cilësuar si të drejta kërkesat e disa degëve të LDK-së për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, pas rezultateve të dobëta që partia ka shënuar në zgjedhjet e fundit.

Sipas tij, reagimet e strukturave lokale vijnë pas tri proceseve zgjedhore nacionale në të cilat LDK-ja ka pësuar humbje të konsiderueshme.

“Kërkesat e disa degëve të LDK-së për dorëheqje të Abdixhikut janë krejtësisht normale dhe të drejta. Ato vijnë zëshëm tek pas tre palë zgjedhjesh nacionale që LDK ka pësuar humbje të thella. Abdixhikut i është dhënë kohë mëse e mjaftueshme që të realizojë planet, por rezultatet tregojnë se ai nuk ia doli”, ka deklaruar Gojnovci.

Ai vlerëson se kryetari i LDK-së është dashur të reflektojë më herët dhe të shqyrtojë mundësinë e largimit nga posti.

“Abdixhiku ka qenë dashur që të vetreflektonte e konsideronte lirimin e pozitës së tij, e të mos priste që kërkesat për largim t’i shtroheshin në formë kaq direkte e publike, sepse kjo rrezikon të dëmtojë ndjeshëm nga brenda Lidhjen Demokratike”, tha ai.

Gojnovci shprehet se përgjegjësia për rënien elektorale të LDK-së nuk duhet t’i atribuohet vetëm Abdixhikut.

“Faji për rënien e LDK-së në këto shifra nuk është e drejtë t’i faturohet vetëm Abdixhikut, por gjithë strukturës së saj drejtuese, përfshirë Kryesinë, Këshillin e Përgjithshëm, por edhe degët e saj, të cilat po ashtu duhet të mbahen përgjegjëse”, u shpreh ai.

Albinot Maloku: Zhvillimet në LDK nuk i ngjajnë një partie të konsoliduar, sulmet e LVV-së e kanë dobësuar

Albinot Maloku, analist i çështjeve politike ka folur për “Front Online” lidhur me zhvillimet e fundit brenda LDK-së, duke vlerësuar se partia po përballet me sfida serioze në ruajtjen e identitetit të saj politik.

Sipas Malokut, megjithëse LDK ka pasur tradicionalisht një demokraci të brendshme aktive, zhvillimet aktuale nuk i ngjajnë një subjekti të konsoliduar politik.

“LDK ndër subjektet politike në vend, ka një demokraci të brendshme vibrante, por këto ‘shpërthime’ nuk i ngjajnë demokracisë së një subjekti politik të konsoliduar. LDK prej kohësh është në kërkim të identitetit të saj, dhe kjo humbje identiteti burimin e ka edhe te zgjedhja jo e natyrshme e kreut aktual”, deklaroi Maloku.

Ai shtoi se edhe zërat kritikë brenda partisë, që po kërkojnë dorëheqjen e kryetarit, sipas tij nuk kanë dëshmuar ende sukses.

“Në anën tjetër, as zërat që po kërkojnë dorëheqjen e tij nuk janë dëshmuar plotësisht brenda partisë për sukses e kreativitet”, tha ai.

Maloku vlerësoi se sulmet e vazhdueshme politike nga Lëvizja Vetëvendosje kanë ndikuar në dobësimin e stabilitetit dhe profilit politik të LDK-së.

“LDK është një nga partitë në Kosovë që në vitet e fundit është sulmuar në mënyrë të vazhdueshme nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe si pasojë nuk ka arritur të krijojë stabilitet dhe identitet të qartë politik”, u shpreh ai.

Tutje, ai kritikoi edhe mënyrën e veprimit të lidershipit aktual të partisë.

“Kreu i LDK-së, në disa raste, ka tentuar të veprojë në mënyrë të ngjashme me kreun e LVV-së në stilin e veprimeve politike. Për rrjedhojë, LDK ka humbur në narrativën e saj duke mos pasur një qëndrim të qartë dhe të qëndrueshëm”, deklaroi Maloku.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Analistët: Humbjet zgjedhore nxitën përçarjet në LDK, kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut të arsyeshme

Analistët: Humbjet zgjedhore nxitën përçarjet në LDK, kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut të arsyeshme

Ambasadori suedez: Kosova ka nevojë për unitet politik, kompromisi është forcë, e jo dobësi

Ambasadori suedez: Kosova ka nevojë për unitet politik, kompromisi është forcë, e jo dobësi

Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë

Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë

Haziri: Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën

Haziri: Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Rezultatet përfundimtare, kështu ndahen ulëset e partive në Kuvend

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Krijimi i institucioneve, Tahiri: Nuk ka kushte, por gjashtë kërkesa në interes të qytetarëve

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare në BE deri në 2029, procesi i zgjerimit po ecën me hapa të shpejtë

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Tromp për vendimin final të Hagës: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush jo

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Temperaturat e larta, AUV thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve tek të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimorë

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

FSK: Mbi 87% e qytetarëve kanë besim tek ne, Jashari falënderon qytetarët për mbështetjen

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar dy marrëveshje në Bujqësi

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione

Gjini: Kosova prapë rrezikon me mbetë për një kohë të gjatë pa institucione